top of page

Trajtimi i fëmijëve

Kur duhet të cojmë fëmijën për herë të parë te dentisti?

A duhet që fëmija im 3 vjeç të pastrojë dhëmbë me pe?

Si mund ta di nëse fëmija im ka nevojë për aparat?

Këto janë disa nga pyetjet që çdo prind i bën vetes në lidhje me kujdesin dentar të fëmijëve të tyre. Ata e dinë që duhet të parandalohet kaviteti, por jo gjithmonë e dinë mënyrën më të mirë për ta bërë këtë. Këtu janë disa këshilla dhe udhëzime.

femije.png
Dhëmbët e qumështit

Në fakt dhëmbët e qumështit formohen përpara lindjes së fëmijës. Fillimisht dhëmbët e parë që dalin janë incizivët qëndror të poshtëm në muajin e katërt, më pas vijohet me incizivët qëndror të sipërm. Dhëmbët e tjerë të serisë së qumështit përfundojnë rreth moshës 3 vjecare, por vendndodhja dhe renditja e tyre është e ndryshueshme.Dhëmbët e qumështit shërbejnë  si ruajtës të hapësirës për dhëmbët e përheshëm duke favorizuar një rritje harmonike të nofullave. Prishjet e dhëmbëve të qumështit mund të shkaktojnë njësoj si prishjet e dhëmbëve të përhershëm dhimbje, infeksione dhe aromë jo të këndeshme të gojës.

Kurimi i dhëmbëve të qumështit mund të bëhet me teknika të thjeshta dhe pa dhimbje për fëmijën.

Dhëmbët e qumështit shërbejnë për një sërë funksionesh të rëndësishëm:

  • Lejojnë fëmijën të mbaj një dietë të shëndetshme, duke konsumuar ushqime të forta dhe të buta

  • Kanë funksion thelbësor për të bluar duke ndihmuar në tretjen e ushqimit

  • Shërbejnë për ruajtur dhe udhëhequr daljen e dhëmbëve të përhershëm në pozicionet e tyre korrekte

  • Lejojnë zhvillimin normal të bazave kockore të nofullave

  • Ndikojnë në zhvillimin e artikulimit të fjalëve dhe vetbesimin e fëmijës

  • Qëllimi ynë është reduktimi i rrezikut të patologjive orale në të ardhmen dhe rritjen e jetëgjatësisë së buzëqeshjes së shëndetshme dhe të bukur.

Dhëmbët e përhershëm i kanë fillesat në moshën 6 vjecare, duke filluar me daljen e dhëmballëve të para dhe incizivët qëndror të poshtëm. Ky proces vazhdon deri në moshën 21 vjecare me daljen e dhëmballëve të treta (të pjekurisë). Një pacient adult ka 28 dhëmbë të serisë së përhershme dhe 32 elementë dentare duke përfshirë dhe dhëmballët e syrit.

Prezenca e tyre është e rëndësishme sepse i lejon fëmijës të ushqehet, të qeshë dhe të flasë.

+355 0692107557/+355 0692056786

Kur duhet të fillojnë fëmijët të lajnë dhëmbët?

Kujdesi i mirë dentar fillon para se të shfaqet dhëmbi i parë i foshnjës. Vetëm se nuk i shihni dhëmbët nuk do të thotë se nuk janë aty. Dhëmbët në të vërtetë fillojnë të formohen në tremujorin e dytë të shtatzënisë. Në lindje, fëmija juaj ka 20 dhëmbë kryesorë, disa prej të cilëve janë plotësisht të zhvilluar në nofull. Ja kur dhe si të kujdeseni për ato dhëmbë të vegjël:

  • Edhe para se fëmijës tuaj ti dalin dhëmbët, vendosni një leckë të pastër dhe të lagur mbi mishrat për të pastruar bakteret e dëmshme.

  • Kur fëmijës tuaj ti dalin dhëmbët, lani ato me një furçë dhëmbësh për fëmijë.

  • Përdorni ujë dhe pak pastë dhëmbësh fluoride (sa madhësia e një kokrre orizi).

  • Përdorni pastë dhëmbësh me fluor. (Nëse përdorni pastë dhëmbësh për fëmijë pa fluor, mbajeni atë në të njëjtën sasi sepse akoma dëshironi të minimizoni çdo pastë dhëmbësh që gëlltitet.)

  • Rreth moshës 2 vjeç, fëmija juaj duhet të mësojë të pështyjë gjatë larjes.

  • Shmangni dhënien e ujit fëmijës tuaj për të përtypur dhe pështyrë pastën sepse në ktë rast  fëmija mund të bëjë që gëlltitja e pastës së dhëmbëve. 

  • Fëmijët nga mosha 3 vjeç e lart duhet të përdorin vetëm një sasi të pastës së dhëmbëve me madhësi të bizeles.

  • Gjithmonë mbikëqyrni fëmijët më të vegjël se 8 vjeç kur lajnë dhëmbët, pasi ka të ngjarë të gëlltisin pastë dhëmbësh.

  • Edhe foshnjat mund të pësojnë prishjen e dhëmbëve.

  • Vendosja e një fëmije në gjumë me një shishe mund të dëmtojë dhëmbët e një fëmije.

  • Sheqernat nga lëngu, formula ose qumështi që qëndrojnë në dhëmbët e foshnjës për orë të tëra mund të çojnë në prishje të dhëmbëve.

Kur duhet bërë vizita e parë ?

Vizita e parë duhet bërë rreth moshës 2-3 vjeç, në mënyrë të tillë, që ti mësojmë fëmijës se si mund të kujdeset për dhëmbët e qumështit dhe gingivën. Ndërkohë po në këtë moshë, ata mund të fillojnë me trajtimet e higjenës orale dhe checkup-e të rregullta tek mjeku i tyre stomatolg. Qëllimi i vizitës së parë në një moshë kaq të hershme është ta mësojmë fëmijën të njihet dhe të përshtatet me ambjentin e punës, në mënyrë që të familjarizohet, duke e përjetuar si një eksperiencë jo shqetësuese për të.

BEGAJ

DENT

AirBrush_20210129165828-removebg-preview

KLINIKA BEGAJ DENT

Klinida Begaj Dent ka si synim kryesor promovimin e shëndetit oral

shërbimin tuaj

Hënë-Premte - 09:00 - 18:30

Shtunë - 11:00 - 17:00

Diel - Mbyllur

Na kontaktoni

Tel:+3550692107557/0692056786

Email: klinikabegaj@yahoo.com

  • Instagram
  • Facebook
© COPYRIGHT Klinika Begaj Dent. Designet by KIDO Web
bottom of page