

BEGAJ
DENT
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
|---|---|---|---|---|
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() |
Turizmi Dentar
Trajtimet dentare janë shërbime të shtrenjta, sidomos në Evropën Perëndimore e SHBA. E pikërisht për këtë lindi edhe koncepti i Turizmit Dental, një koncept i cili tashmë nuk është më një gjë e re, por një praktikë që ndiqet prej një kohe të gjatë në shumë vende. Pacientët udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë një shërbim dental me kosto më të ulët. E sigurisht që përvojat me të cilat jeni ndeshur mund të mos kenë qenë gjithmonë më të mirat, por ne kemi një mision të thjeshtë kur bëhet fjalë për Turizmin Dentar: Ne synojmë t’ju japim një shërbim të pakonkurrueshëm në aspektin e cilësisë e kostos.
Shqipëria ka investuar shumë në turizmin e saj dentar dhe është i njohur për qendrat shëndetësore dhe vendpushimet. Vizitorët në klinikat dentare të Shqipërisë do të përfitojnë nga teknologjia moderne shërbime të shkëlqyera dhe të përballueshme dentare me çmime 50-70% më të ulëta se ato të ofruara në qendrat e tjera dentare amerikane, kanadeze dhe evropiane.
Pse duhet të zgjidhni Shqipërinë
Shqipëria është një vend shpesh i keqkuptuar. Mes Malit të Zi dhe Greqisë shtrihet një parajsë e fshehur, që shumë herë, njerëzit e humbasin ose nuk e dinë se ku ndodhet në hartë.Ka shumë për të parë dhe bërë në Shqipëri
-
Është vend i pa eksploruar
Një pjesë e madhe e njërëzve të apasionuar pas udhëtimeve dhe eksplorimeve, ende nuk e dinë diçka rreth bukurive natyrore të këtij vendi. E ndoshta kjo ka ardhur nga mos promovimi mjaftueshëm apo ndoshta akoma nuk e dinë ekzistencën e këtyre bukurive natyrore.
-
Ka klimë të pastër dhe të shëndetshme
Klima e favorshme e vendit tonë, të jep mundësinë që t’a vizitosh atë në çdo stinë të vitit duke shijuar kështu bukuritë e secilës stinë. Në verë mund të shijojnë detin, e në kohën kur bën pak më ftohtë edhe malet, bujtinat apo edhe vendet historike.
-
Ka histori të pasur
Vizita në Shqipëri të jep mundësinë të njihesh me detaje historike të periudhave të ndryshme kohore, duke filluar që nga ajo e Skënderbeut, të cilën e dëshmojnë kalatë e kështjellat, ajo e mbretit Zog, e komunizmit e deri në demokraci.
-
Mikpritja
Nëse viziton Shqipërinë, ke mësuar bazat e mikpritjes. Vendi ynë njihet si një nga vendet më mikpritëse të rajonit. Bujaria, sjellja dhe mikëpritja që bëjnë shqiptarët ndaj mysfirëve është një detaj që i dallon nga vendet e tjera dhe që nuk duhet humbur.
-
Ka çmime konkurruese
Çmimet janë të favorshme për turistët e huaj madje janë edhe konkurruese në rajon. Duke filluar që nga hotelet, restorantet, bar-kafetë, por edhe dyqanet e veshjeve për të gjithë ata që interesohen për blerjes.
+355 0692107557/+355 0692056786
Besojani buzëqeshjen tuaj profesionistëve në Begaj Dent
-
Eksperiencë 50 vjecare
-
Teknologji e fundit
-
Materiale të markave prestigjoze
-
Cmime të ulëta
-
Cilësi maksimale
-
Rezultate të shpejta
Si funksionon?
-
Komunikimi fillestar dhe percaktimi i situates tuaj oral
-
Percaktimi nje preventivi
-
Konceptim dhe Programim i gjithë periudhës tuaj të qëndrimit në Shqipëri (bileta avioni, rezervim hoteli, programim vizitash kulturore në objekte të ndryshme turistike
-
Transfertat Aeroport-Hotel- Aeroport dhe Hotel-Spital- Hotel
-
Asistencë turistike gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri
-
Program fleksibel i vizitave dhe shërbimeve dentare
-
Asistencë mjekësore edhe pas periudhës së largimit nga Shqipëria nëpërmjet telefonit, e- mail.
BEGAJ
DENT

KLINIKA BEGAJ DENT
Klinida Begaj Dent ka si synim kryesor promovimin e shëndetit oral
Në shërbimin tuaj
Hënë-Premte - 09:00 - 18:30
Shtunë - 11:00 - 17:00
Diel - Mbyllur










